Qendra e Gjilanit çerdhe e gjarpërinjve (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Dega e PDK-së në Gjilan iu bëjnë apel qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes, pasi që sipas tyre në Gjilan si pasoj e moskujdesi dhe mirëmbajtjes janë shfaqur shumë gjarpërinj, kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga dega e PDK’së në Gjilan.

“U bëjmë apel qytetarëve të Gjilanit kujdes nga gjarpërinjtë. Qendra e qytetit të Gjilanit është bërë moçal dhe çerdhe e gjarpërinjve, si pasojë e moskujdesit dhe mos mirëmbajtjes nga ana e institucioneve komunale. Shtrati i lumit Mirusha tanimë nuk vërehet fare nga papastërtia e jashtëzakonshme që është krijuar aty, ka dy vite që janë ndërprerë punimet e këtij projekti dhe që mirëmbajtja është lënë krejtësisht pas dore, ku rreziku tani është i lartë nga gjarpërinjtë dhe brejtësit tjerë të cilët janë shfaqur mu në qendër të Gjilanit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qendra-e-gjilanit-cerdhe-e-gjarperinjve-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala