Qendra e drogës dhe seksit në Gërmi (Foto)

Hapësira ku Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këto ditë të nxehta vere do të duhej t’i priste mysafirët është përplot prezervativ e shiringa droge.
Qendra protokollare e paraparë të ndërtohej para dhjetë vitesh në Gërmi, për deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, nga ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci është kthyer në qendër droge e seksi, raporton Gazeta Fjala.
Hapësirat e dedikuara për dhoma gjumi për deputetët e aktivitete rekrataive janë përplot shiringa e pajisje të përdorura nga narkomanët.
Ky vend i braktisur ku janë investuar afro 2 milion euro nga taksat e qytetarëve siç edhe shihet në fotot e realizuara nga ekipi i Gazetës Fjala, është kthyer në një zonë tepër të rrezikshme.
Projekti ideor i qendrës ishte pranuar me 3 qershor të vitit 2004 ,kurse fillimi i punimeve të këtij projektit ka filluar me 18 mars të vitit 2005.
Meqenëse ekziston vendimi i Kryesisë për vazhdimin e punimeve nga viti në vit, në projekt buxhet ndahet edhe linja buxhetore për ndërtimin e kësaj qendre të cilat shpenzohen në linja të tjera./Gazeta Fjala/.