Qejfi i ministrit Shala me bashkëpunëtorë i kushtoi buxhetit 2.000 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mesin e rreth 13 mijë zemrave të thyera të hënën mbrëma në “Elbasan Arena” ishin edhe ato të tetë zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit (MKRS).

Ministri Kujtim Shala, bashkë me shtatë zyrtarë tjerë të MKRS-së, ndoqën nga shkallët e stadiumit ndeshjen eliminatore për “Euro 2016”: Shqipëri – Portugali (0:1). Mysafirët fituan ndeshjen në minutën e 92-të, me një gol të Miguel Velosos të shënuar me kokë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ndeshje e humbur mund t’i kushtojë Shqipërisë më vonë me moskualifikim në Evropian, ndërkohë Kosovës i ka kushtuar tashmë. Dhe kostoja është rreth 2.000 euro të buxhetit të shtetit.

Ministri Shala, bashkë me katër këshilltarë, me një zyrtar për informim dhe dy shoferë, të hënën ia mësynë Elbasanit për të parë ndeshjen. Grupi u nda në dy vetura zyrtare dhe pas ndeshjes edhe u akomoduan në hotel për t’u kthyer në Prishtinë vetëm të martën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qejfi-i-ministrit-shala-me-bashkepunetore-i-kushtoi-buxhetit-2-000-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala