Qehaja: Kosova nuk është përjashtim në krejt këtë pasiguri

Autori:Gazeta Fjala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, ka thënë se Kosova nuk përbën përjashtim në krejt këtë pasiguri, që kësaj here u shkaktua nga sulmet terroriste në Paris.

Ai ka pyetur se çfarë ka bërë shteti, ngase, sipas tij, në kushte normale përtej deklaratave Qeveritë rrisin shkallën e gatishmërisë parandaluese, percjelle Koha.

“A ka ndonjë lëvizje prej Qeverise përtej deklaratave qe dënojnë sulmin terrorist ne France? Në raste të tilla, të gjitha shtetet ndërmarrin masa, ngrisin shkallën e gatishmërisë parandaluese e vepruese dhe fusin në lëvizje gjithë mekanizmat. Gjendja e sigurisë do të duhej të diskutohej në Këshillin e Sigurisë”, ka thënë Qehaja.

“Kosova nuk përben përjashtim në krejt këtë pasiguri sepse rrezikshmëria është asimetrike. Armiku është kudo”, ka shtuar më tej ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qehaja-kosova-nuk-eshte-perjashtim-ne-krejt-kete-pasiguri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala