Pyjet po shkatërrohen nga kontrabanda

Autori:Zekirja Shabani

Shoqata mjedisore ka ngritur zërin në Parlament për shkatërrimin që po i bëhen pyjeve në Shqipëri. Kreu i shoqatës për mbrojtjen mjedisore Sazan Guri ka shtuar tre kërkesa që komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ti marr parasysh në hartimin e një projekt ligji për mbrojtjen e pyjeve. Në fillim Guri kërkoi që Parku Kombëtar pranë Liqenit Artificial të kthehet në zonën e mbrojtur të kategorisë së katër, ndërsa për pesë vjet të vendoset moratoriumi për mos prerjen e pyjeve, për ti dhënë mundësi institucioneve përgjegjëse për të pasur një shifër reale për pemët që eksitojnë. Pasi sipas tij, ministria e Bujqësisë ruan ende shifrën e pyjeve të vitit 1989. ndërsa ka shtuar edhe një pikë të tjetër që Guri e quajti si gjuetia e “ufo-ve” që ka të bëjë me personat që vinë jashtë territorit të Shqipërisë për të gjuajtur shpendë. Sazan Guri dhe Mentor Kikia janë ndalur gjatë për të dhënë një panoramë se pyjet e Shqipërisë po shkatërrohen nga kontrabanda. Ata kanë marrë shembull malit të Gramozit në rrethin e Kolonjës për të treguar se dëmtimi i mjedisit të pyllëzuar është kolosal. Ku më shumë se 12 mjete lëvizin drejt Greqisë dhe Italisë për të bërë transportin e lëndëve drusore. Përfaqësuesit e ftuar të shoqatës kanë treguar gatishmëri për të ofruar vetë një projektligj për këtë çështje. Mazhoranca dhe opozita në komision e kanë pritur mirë, ndërsa kanë theksuar se nuk bëhet në një kohë të shkurtër. Sipas deputetit Eduart Shalësi, PS e ka një draft për mbrojtjen e pyetjeve, duke premtuar se pas 23 qershorit do të ndryshojë gjithçka.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pyjet-po-shkaterrohen-nga-kontrabanda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala