Putini u fsheh sepse i lindi djalë jashtmartesor, ja me kënd

Autori:Avdyl Pajaziti

Vladimir Putin u bë babë i një fëmije të lindur nga e dashura e tij, Alina Kabajeva, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është parë në publik që nga 5 marsi. Ndonëse është spekuluar se mungesa e tij ka të bëjë një sëmundje, arsyeja e vërtetë e fshehjes së tij nga mediat, është se ai u bë baba i një fëmije jashtëmartesor!

Nëse është edhe një tjetër teori e konspiracionit apo Putin me të vërtetë u bë baba, do të shihet kur të dalë para opinionit publik vetë presidenti rus, transmeton Telegrafi.

Alina lindi në një klinikë në Soreng të kantonit Ticino të Zvicrës jugore. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, gazeta thotë se kjo është e mundur.

Klinika e lartpërmendur është shumë e njohur, pasi aty zakonisht lindin gratë e miliarderëve rus, por aty ka lindi edhe fëmija i parë i Putinit.

Kujtojmë se dje është supozuar se presidenti rus ka vdekur, por kjo nuk është konfirmuar ende nga pallati presidencial rus.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/putini-u-fsheh-sepse-i-lindi-djale-jashtmartesor-ja-me-kend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala