Putin urdhëron miliarderët rusë

Putin urdhëron miliarderët rusë që të kthejnë paratë në vend nga llogaritë jashtë shtetit, duke u tërhequr vërejtjen se paratë në vendet e huaja nuk i kanë të sigurta.
Pas deklaratave për sanksione të reja ndaj Moskës zyrtare, Putin tha se vendi ka nevojë për ato para.
“Presidenti tha se biznesmenët të cilët kanë marrë vendimin për të rikthyer paratë në Rusi duhet të veprojnë shpejt. Ky ishte mesazhi i tij kryesor”, tha për një televizion rus biznesmeni Oleg Deripaska.