Putin ishte gati të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

Një dokumentarë i transmetuar dje në televizionin shtetërorë rus, i titulluar “Rruga drejt Mëmëdheut” nxjerr një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, ku thotë se ishte i gatshëm të përdorte armët bërthamore të Rusisë gjatë tensioneve në Ukrainë dhe kryesisht në Krime.
“Ne vendosëm armët bërthamore në gjendje lufte. Ishim të gatshëm për të vepruar, pasi Krimea është territori ynë, populli rus jeton atje. Ata ishin në rrezik, ne nuk mund t’i braktisnim”, ka thënë Putin.
Më tutje në këtë dokumentarë Putin thotë se jeta e ish-udhëheqësit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, kishte qenë në rrezik, gjithashtu edhe Krimea ishte në rrezik para aneksimit të saj nga Rusia.
Në videon e transmetuar, ai thotë se kishte urdhëruar aneksimin e Krimesë para mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Ukraina.
Po ashtu në këtë dokumentarë, Putin thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë që situata do të tensionohej, deri në momentin e rënies së qeverisë “Janukoviç”.