Putin hap xhaminë më të madhe në Moskë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hapur të mërkurën xhaminë më të madhe në Moskë, ku u ka bërë thirrje liderëve islamikë të Rusisë të dalin kundër ekstremizmit tani që rreth 2 mijë e 400 rusë po luftojnë me Shtetin Islamik në Lindje të Mesme.

Rusia, vend me mbi 20 milionë myslimanë, ka zhvilluar dy lufta me separatistët çeçenë në rajonin me shumicë myslimane në Kaukazin Veriore.

Duke e zbuluar xhaminë e re të ndërtuar nga gurët e lehtë, e mbuluar me bruz dhe me kupola prej ari, Putin tha se Russia duhet të edukojë rininë e saj myslimane për t’i parandaluar ata që të bëhen ekstremistë fetarë.

Kjo xhami, sipas Putinit, ka kushtuar 170 milionë dollarë.

Ai tha se ajo që po ndodh në Lindje të Mesme diskrediton religjionin botëror, diskrediton islamin, duke shtuar se “ideologjia e tyre është e ndërtuar mbi gënjeshtra”.

Xhamia, sipas Këshillit të Myftinjve, është ndërtuar me ndihmën e donacioneve nga Kazakistani dhe Turqia, presidenti i së cilës, Tayyip Erdogan, ishte prezent në ceremoninë hapëse, ndërsa ka kapacitet prej 10 mijë personash.

Feja islame është besimi i dytë më i madh në Rusi pas atij të krishterë ortodoks, duke përbërë 15 për qind të popullatës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/putin-hap-xhamine-me-te-madhe-ne-moske/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala