Puthja lejohet gjatë agjërimit

Autori:Zekirja Shabani

A lejohet puthja gjatë ramazanit?

Përgjigje:

Perqafimi apo puthja e gruas gjatë ditës së Ramazanit është e lejuar dhe nuk e prish agjërimin, por nëse dikush e njeh veten e tij dhe e di se kjo gjë e çon në kryerjen e marrëdhënieve bashkëshortore, atëherë ai e ka të ndaluar këtë gjë, dhe një kuptim i tillë ka ardhur edhe nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i cili ia lejoi puthjen dhe përqafimin e gruas gjatë agjërimit dikujt që ishte i kaluar në moshë, kurse një të riu ia ndaloi atë.

A prishet agjerimi, nëse bën kontroll gjinekologjike (kontrollim vaginal)?

Përgjigje:

Dijetarët kanë disa mendime në lidhje me prishjen apo jo të agjërimit kur gruaja detyrohet të bëjë vizitë gjinekologjike gjatë ditës në muajin e Ramazanit, e ndoshta mendimi më i saktë në lidhje me këtë çështje është ai që ka zgjedhur edhe Ibën Tejmije (Allahu e mëshirofte!), se kjo gjë nuk e prish agjërimin e gruas, e Allahu e di më mirë.

A duhet të agjerojnë njerëzit me diabet?

Përgjigje:

Jo të gjithë të sëmurët me Diabet janë njësoj, prandaj për secilin për ta ka gjykim me vete./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/puthja-lejohet-gjate-agjerimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala