Pushteti merret me votë, jo me revolucion

Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke aluduar te protestat e organizuara së fundmi nga partitë opozitare, ka deklaruar se pushteti në një vend demokratik merret me votën e lirë të qytetarëve dhe jo me revolucione proletare.
Edhe aksionin e djeshëm të partive opozitare, që u futen dhunshëm në oborrin e Gjykatës Kushtetuese, Thaçi e ka quajtur shantazh dhe sulm ndaj institucioneve të pavarura të shtetit. /KP/