Pushtetarët shpërlajnë para me mafinë e ndërtimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekonomia e kriminalizuar në Republikën e Kosovës Kompanitë me nga dy punëtorë ndërtuan pallate shumëkatëshe

Fenomeni i pastrimit të parave të pista, që ka zënë fill në Kosovën e pasluftës, në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë, në mungesë të sundimit të ligjit, është thelluar, ndërsa ka dyshime se është mbështetur edhe nga njerëzit e pushtetshëm.

Dhe, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas analistëve të kësaj fushe, shpëlarja e parave ka të bëjë me përfitimin e pasurisë nga aktivitetet ilegale dhe përpjekjet që këto përfitime të vendosen në sistemet bankare, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre, pasuri të cilave është e vështirë t’u gjendet origjina e krimit./kosova sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pushtetaret-shperlajne-para-me-mafine-e-ndertimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala