Punonjësja e burgut ndihmoi ikjen e vrasësit “simpatik”!

Autori:Avdyl Pajaziti

Ikja nga burgu i dy të dënuarve për vrasje në New York, mendohet që është ndihmuar nga një punëtore e burgut që mundë të kishte “simpati” për njërin nga të arratisurit.

Një oficere e burgut është duke u marrë në pyetje për rolin që mundë të ketë pasur në arratisjen nga burgu të Richard Matt dhe David Sweat ikën nga burgu “Klinton” në New York.

Identiteti i të dyshuarës nuk është bërë i ditur por mendohet të jetë një punonjëse civile ose kontraktore e jo një roje burgu.

Një i njohur i Richard Matt (njëri nga të arratisurit) i ka thënë medieve lokale që ai ishte një “magnet” për femrat. “Ai bënte të dashura kudo që shkonte”, tha i njohur i Matt-it.

Ndërsa, Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, i ka thënë medieve lokale që hetuesit janë duke i intervistuar së pari kontraktorët dhe civilët në burg.

“Do të isha i shokuar sikur një roje e burgut do të ishte i përzier në këtë. Por, ata gjithsesi se patën ndihmë, ndryshe do të ishte e pa mundur që të iknin të vetëm”, tha Coumo.

New Yorku është duke ofruar 100 mijë dollarë për secilin person që u jep autoriteteve informacionin që i qon në arrestimin e dy të ikurve nga burgu që ishin duke vuajtur dënimin për vrasje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punonjesja-e-burgut-ndihmoi-ikjen-e-vrasesit-simpatik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala