Punimet shtynë lëvizjet mbi urën e Ibrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Me marrëveshjen e arritur ditë më herët në Bruksel, është vendosur që “Parku i Paqes” do të largohet nga ura e Ibrit, e kjo pritet të bëhet në qershor të 2016-tës.

Sipas Edita Tahirit, Ministres për Dialog, me marrëveshje parashihet që barrikada mbi lumin Ibër të largohet vitin e ardhshëm.
“Sipas marrëveshjes, “Parku i Paqes” largohet në qershor të vitit 2016” , ka thënë Tahiri.

Më këtë deklaratë Tahiria e ka përgenjeshtruar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Batrini i cili ka thënë se “Parku i Paqes” do të largohët me 1 tetor të këtij viti.

Por, siç mëson Gazeta Fjala, ura e Ibrit nuk do të lirohet tërësisht as vitin e ardhshëm, edhe pse barrikada do të largohet. Menjëherë pas heqjes së barrikades, pritet që ura të hyjë në renovim në të dyja anët e qytetit, gjë që do të ngadalësoj lirimin e saj për lëvizje të plotë.

“Sapo të largohet barrikada, ura hynë në renovim, e që qëllim ka të mos lëshohet menjëherë. Por të pritet deri të largohet euforia, që do ta kenë qytetarët menjëherë pas heqjes së ‘parkut’” ka thënë një burim zyrtar për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punnimet-shtyne-levizjet-mbi-uren-e-ibrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala