Punëtori i kryeministrit grek Tsipras punon për Thaçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediat serbe raportojnë se diplomati grek Dimitris Moskopulos, është lobuesi kryesor i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Moskopulos po u dërgon letra anëtarëve të UNESCO-s, po bisedon me politikanë dhe po i bind që ta pranojnë Prishtinën në këtë organizatë të OKB-së, për kulturë, arsim dhe shkencë, transmeton lajmi.net.
Dimitris Moskopulos ka qenë kreu i zyrës greke në Prishtinë, si dhe përfaqësues i BE-së për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

Sipas Nenad Xhurgjeviq nga forumi për marrëdhënie etnike, angazhimi i diplomatit grekë është një veprim i zgjuar nga ana e Prishtinës.

“Bëhet fjalë për një diplomat me shumë përvojë dhe njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe UNESCO. Kjo që Moskopulos tani është duke bërë për Prishtinën, nuk do të thotë se Greqia do ta njohë Kosovën, por qon në dyshime se qeveria e Alexis Tsipras është duke e shqyrtuar statusin e Kosovës”, ka shtuar Xhurgjeviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetori-i-kryeministrit-grek-tsipras-punon-per-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala