Punëtorët shëndetësorë fajësojnë mediat për gjendjen e keqe të shëndetësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët Shëndetësorë prej së premtes kanë marrë vendim të ndërpresin komunikimin me media.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre të hapur të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, përmes kësaj letre, ka akuzuar mediat për “shkatërrimin e shëndetësisë publike”.

Ai madje ka thënë se mediat dhe gazetarët po mbështeten nga “kriminelet” për raportimet që po i bëjnë.
Një qasje të tillë të punëtorëve shëndetësorë e kanë quajtur të gabuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-shendetesore-fajesojne-mediat-per-gjendjen-e-keqe-te-shendetesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala