Punëtorët që paguhen nga QKUK-ja i kryejnë edhe punët e kompanive private

Autori:Avdyl Pajaziti

Miliona euro në vit u paguan Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kompanive private për mirëmbajtje të aparaturave, por pjesën me të madhe të punës që do të duhej ta kryenin këto kompani e kryejnë punëtorët e QKUK-së.

Kompanitë private i shfrytëzojnë një pjesë të inxhinierëve të QKUK-së që gjatë orarit të punës në sektorin publik të kryejnë punën për to, shkruan ‘Koha Ditore’.

Gazeta ka mësuar që pothuajse secila kompani që fiton tender për mirëmbajtje në QKUK e paguan “ilegalisht” nga një serviser (inxhinier) i cili gjatë orarit të punës në QKUK kryen punë edhe për kompaninë në rast të prishjeve të aparaturës.

“Katër kompani private i kanë punëtoret e vetë në QKUK. Ata edhe pse paguhen nga QKUK- ja e kryejnë punën për këto kompani”, i ka thënë gazetës një burim që nuk pranoi të identifikohet.

Gazeta për dhjetë ditë ka provuar të marrë një përgjigje nga QKUK-ja për këtë çështje, mirëpo zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur konkretisht.

Një serviser i QKUK-së është kapur në flagrancë, duke e keqpërdorur vendin e punës para disa javësh. Ai është zënë duke servisuar një autokllavë, për mirëmbajtjen e të cilit para disa muajsh QKUK-ja kishte dhënë tender, edhe pse që nga paslufta servisimi i autokllavëve kryhej nga stafi i QKUK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-qe-paguhen-nga-qkuk-ja-i-kryejne-edhe-punet-e-kompanive-private/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala