Punëtorët kërkojnë borxhin nga AKP-ja

Ish-punëtorët e kompanisë hoteliere- turistike “Kosova” dhe ajo “Trasing” të Prishtinës kanë protestuar të martën para Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ata kanë kërkuar rreth 15 paga, të cilat asnjëherë nuk i kanë marrë, pavarësisht që një gjë e tillë u është premtuar, raporton TV ARTA.
Përfaqësuesit e këtyre dy kompanive u takuan edhe me Bordin e AKP-së. Sipas punëtorëve të ndërmarrjes “Trasing”, kjo agjenci do ua paguaj borxhin atyre në fillim të marsit. Por në takim u tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe me punëtorët e kompanisë hoteliere turistike “Kosova”, për shkak të borxhit të madh që ka kjo kompani.
Punëtorët paralajmëruan protesta të tjera nëse kërkesat tyre nuk realizohen.