Punëtorët e Ujësjellësit “Prishtina” rrahen mes vete

Një sherr ka ndodhur brenda Ujësjellësit KUR “Prishtina”.
Gazeta “Zëri”, ka mësuar se Kapllan Parduzi, menaxher i Shërbimit për Konsumator ka sulmuar fizikisht sot (mërkurë), kolegun e tij Remzi Llumnica, zyrtar i lartë financiar.
Sulmi me grushte nga ana e Parduzit kishte ardhur gjatë një mbledhje ku ishte diskutuar për ligjin e faljeve të borxheve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Selatin Retkoceri i emëruar në pozitën e U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv në KUR “Prishtina”.
“Ka pasur konflikt verbal për ligjin e faljeve të borxheve, pasi ka ardhur ligji i pa kompletuar dhe aty ka pasur mospajtime”, ka thënë Retkoceri.
Gazeta merr vesh se i njëjti kishte kërcënuar para dy muajsh Remzi Llumnicën, me të cilin rast është duke u marr Policia e Kosovës.
Po ashtu, konfirmohet se në vend ngjarje ka dal Policia e Kosovës dhe është duke u marr me rastin.