Punëtorët e shkelur, heshtin sindikatat

Autori:Avdyl Pajaziti

Përkundër shkeljeve të mëdha dhe kushteve të rënda me të cilat ballafaqohen punëtorët, si në sektorit publik ashtu edhe në atë privat, në Kosovë mungojnë organizimet sindikale.

Edhe pse dita e tyre po afron dhe 1 Maji në shumë vende të botës shënohet me protesta, në Kosovë nuk është paralajmëruar ndonjë organizim. Edhe pse në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës pranon se gjendja e punëtorëve në Kosovë nuk është e mirë.

Madje ata kanë një listë të gjatë ku kanë evidentuar shkeljet prej më të ndryshmeve që po u bëhen punëtorëve kosovarë, si në sektorin publik dhe atë privat.

Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Alush Sejdiu, ka thënë se jo domosdoshmërisht për 1 Maj duhet të dilet në rrugë për të protestuar. “Nuk është e thënë që vetëm të protestohet./Zëri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-shkelur-heshtin-sindikatat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala