Punëtorët e sektorit privat ngriten në këmbë

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e Sindikatës së Sektorit Privat janë dakorduar, që përmes protestës të shprehin pakënaqësinë për mos implementimin e kontratës kolektive dhe për kushtet e rënda të punës, me të cilat po përballen këta punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (SPEVZ) Jusuf Azemi, gjatë një mbledhje tha se përkundër pritjeve të tyre takimeve të shumta me njerëz kompetentë, kërkesat e tyre nuk u përmbushen dhe nuk kane zgjidhje tjetër pos të thirrin protestë.

Mes tjerash, u përmendën padrejtësitë ndaj punëtorëve, largimet nga puna, pagat e ulëta e shumë shqetësime të tjera.

Me dakordimin e të gjithë pjesëmarrësve përfaqësues të sindikatës u vendos që të thirret një protestë, hapat e së cilës do të bëhen të ditur në ditët në vijim.

Protesta është paraparë të mbahet ditën e enjte me fillim prej orës 10:00

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-sektorit-privat-ngriten-ne-kembe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala