Punëtorët e “Pastërtisë” me bojkot kërkojnë rritje pagash

Autori:Gazeta Fjala

 

Punëtorët e KUR “Pastërtia” në Ferizaj, të mërkurën nuk kanë dalë për të punuar, por kanë nisur një grevë me kërkesën për rritje pagash, ndërkohë që njësitë e kësaj kompanie nuk i kanë kryer punët e përditshme që kanë.

Punëtorët që kanë pranuar të flasin vetëm në kushte anonimiteti, kanë thënë se kjo është kërkesë reale e tyre dhe nuk kanë asnjë prapavijë politike lidhur me këtë grevë.

Punëtorët kanë kërkuar pagesën e një page në vonesë dhe rritje të saj në lartësi prej 100 eurosh. Ndërkohë që, drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Dukagjin Hetemi, ka thënë për gazetën të mërkurën se pas negociatave është arritur një marrëveshje me punëtorët dhe ata nga e enjtja do të vazhdojnë punën normalisht, por me një intensitet më të shtuar për mungesën që është shkaktuar të mërkurën, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-pastertise-me-bojkot-kerkojne-rritje-pagash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala