Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë sërish bojkotojnë punën

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë edhe sot do ta bojkotojnë punën në shenjë pakënaqësie për aksidentet që kanë ndodhur kohëve të fundit, ku patën probleme në ashensor, dikujt iu zu fryma nga mungesa e ventilimit e edhe u rrëzuan raftet e dokumenteve.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës së Apelit, Hajzer Behrami, i cili tha se gjendja shëndetësore e këtyre punëtorëve nuk është e mirë, pasi që të gjithë kanë probleme me unaza.
Ai po ashtu tha se nuk e din deri kur do ta vazhdojnë këtë bojkotim, për shkak të palëve të cilët vijnë çdo ditë tek ta.
Thotë se ata kanë probleme edhe me shumë gjëra të tjera, për të cilat kanë kërkuar zgjidhje tash e një kohë.