Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë: Duam oksigjen

Kanë vazhduar protestat e punëtorëve të gjykatave në Pallatin e Drejtësisë, për shkak se një ditë më herët ishte prishur lifti duke u lënduar dy punëtorë.
Sanije Nebihu dhe gjyqtarja Makifete Saliuka kanë kërkuar ndihmë në QKU për shkak të lëndimeve që kanë marr.
Një nga kërkesat e tyre është “duam oksigjen”.
Ndërtesa e Pallatit të Drejtësisë është përuruar vetëm para pak ditë, ndërsa punëtorët po e bojkotojnë punën për shkak se po konsiderojnë se përbën rrezik.
Katër punëtorë të Gjykatës së Apelit ishin lënduar të enjten derisa ndodheshin në një ashensor, pasi ai i ka lëshuar ata.
Deri më tash askush nuk është deklaruar për këtë protestë.