Punëtorët e Ministrisë së Shëndetësisë “rreziten” në punëtori (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shiu që ka rënë pasdreken e së shtunës ka prishur planet e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pas orës 14:00 zakonisht kanë bërë plazh para hotelit “Majestic” në Durrës.

Njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, me në krye sekretarin e përhershëm Gani Shabanin, janë vendosur në hotelin me katër yje, si pjesë e dy grupeve punuese dhe një komisioni që kanë punuar në hartim të udhëzimeve administrative.

Ata, siç ka treguar të shtunën një kosovar që bënte plazh para këtij hoteli në Durrës, një ditë më herët (të premten më 04 shtator) menjëherë pasi kishin ngrënë drekën në hotelin “Majestic” kanë dalë në plazh, deri në orët e vona të mbrëmjes. “Ata kanë ardhur këtu me një punëtori. Por në ora 14 po dalin jashtë. I kam taku dje këtu…”, thotë personi që po qëndronte në një hotel afër tyre.

Plazhin këta zyrtarë e kanë bërë pikërisht përpara hotelit me katër yje ku janë të vendosur, që gjendet në hyrje të Shkëmbit të Kavajës. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-ministrise-se-shendetesise-rreziten-ne-punetori-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala