Punëtorët e Llamkosit kërkojnë llogari

Të më mërkurën puntorët e fabrikës së llamarinës “Llamkos” nga Vushtrria do t’ia mësyjnë Prishtinës për të protestuar para Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Enver Isufi, kryetar i sindikates së puntorëve të ndërmarrjes ka bër të ditur për Gazeta Fjala se qëllimi I protestës së rradhës është senzibilizimi i institucioneve dhe opinionit për mbylljen dhe fillimin e likuidimit të ndërmarrjes.
“Me këtë rast që një vit as Qeveria dhe as AKP-ja nuk kanë marrë masa për gjetjen e një zgjidhje që të mos mbyllen 500 vende të punës”, theksohet Isufi.
Sipas tij premtimet kanë mbet vetëm premtime nga muaji në muaj, por menaxhmenti dhe pronari nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve