Punëtorët e Komunës së Vushtrrisë protestojnë kundër sulmit ndaj Mulakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Të indinjuar me rastin e sulmit të rëndë ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe familjes së tij, punëtorët e Komunës së Vushtrrisë sot paradite për gjysmë ore kanë protestuar para hyrjes së ndërtesës së Komunës.

Në kohën derisa është mbajtur protesta edhe është ndërprerë puna në administratën komunale.

Para protestuesve, në emër të administratës komunale ka folur Izet Miftari, zyrtar komunal, i cili sulmin e djeshëm ndaj kryetarit Mulaku e ka quajtur sulm ndaj shtetit.

“Sulmi ndaj kryetarit Mulaku nuk është sulm vetëm ndaj tij por edhe ndaj institucionit të shtetit, sulm ndaj komunës dhe administratës së saj”, ka thënë ai.

Dje në mëngjes kryetari Bajram Mulaku u sulmua nga persona, që siç thuhet thjeshtë si shantazh për realizimin e interesave personale të tyre në rrugë të paligjshme. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-komunes-se-vushtrrise-protestojne-kunder-sulmit-ndaj-mulakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala