Punëtorët e KEK-ut kërkojnë zbatimin e Kontratës kolektive

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e termocentralit “Kosova B” kanë protestuar të hënën për shkak të moszbatimit të Kontratës kolektive nga menaxhmenti i KEK-ut.

Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pagave dhe pushim mjekësor 100 për qind siç parashihet me kontratë kolektive e jo 70 për qind siç është aktualisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Sindikatës së TC “Kosova B”, Xhemail Gërguri, ka thënë se në protestë kanë marrë pjesë edhe punëtorët e mihjeve.

Në shkresën e KEK-ut dërguar Sindikatës javën që shkoi, thuhet se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve te KEK-ut është objektivi kryesor i tyre

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punetoret-e-kek-ut-kerkojne-zbatimin-e-kontrates-kolektive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala