Punëtorët e administratës së prokurorive paralajmërojnë bojkotim të punës

Sindikata e Punëtorëve të Judikatures ka njoftuar se punonjësit e administratës së prokurorive të Kosovës, janë tepër të indinjuar për faktin se nuk u është paguar përvoja e punës prej 0.5% , si në të gjitha institucionet tjera shtetërore të Kosovës, raporton Gazeta Fjala.
“Kjo mospagesë është si pa soj e neglizhencës dhe papërgjegjësisë nga ana e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
Më tej përmes një njoftimi për media drejtuesit e sindikatës bëjnë të ditur se kanë trysni nga e gjithë administrata e prokurorive se nëse deri me 20 qershor nuk rregullohet kjo çështje, e gjithë administrata do ta bojkotoj punën