Punësime me tender në Ministri të Zhvillimit Ekonomik

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e udhëhequr nga Blerand Stavileci, edhe punëtorët po i merr sikur të ishin mallra, me tender. Së fundi përmes procedurës tenderuese në këtë ministri është punësuar si konsulent individual, inxhinieri Driton Hyseni.
Në bazë të ofertës, ai ka dalë të ketë pasur cmimin më të lirë, 12,000 euro në vit, në këtë tender me procedurë të hapur, në mesin e 13 konkurrentëve tjerë. Për të ministria i bie se do të paguaj nga 1000 euro në muaj.
Në bazë të përshkrimit të vendit të punës, Hyseni do të punoj si konsulent individual për monitorimin e projektit të AKKE-es.
“Themelimi i zyrës këshillëdhënës për implementimin e projektit te BB, për zbatimin e masave te EE ne ndërtesën publike Inxhinier i Ndërtimtarisë. Konsulent individual i cili shërben për monitorimin e projektit te AKKE-es”, shkruan në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ëeb faqen e KRPP-së.