Punëdhënësit do të inspektohen me metoda të reja

Autori:Gazeta Fjala

Metoda e re gjatë inspektimit tek punëdhënësit lidhur me mbikëqyrjen, fuqizimin dhe zbatimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë në Punë, do të fillojë tash e tutje.

​Kjo metodë është shpalosur nga ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, i shoqëruar nga drejtori i Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.

Ky inspektim i ri do të jetë përpilimi i një liste me dokumentacion të nevojshëm të legjislacionit përkatës si dhe informimi i punëdhënësve me këtë listë një muaj më parë.

Sipas ministrit Abrashi kjo qasje e re e inspektimit do të ndihmojë në reflektimin e bizneseve ku do të kenë kohë mjaftueshëm të përmirësojnë ngecjet në rast që ekzistojnë duke aluduar kështu në sensibilizimin dhe vetëdijësimin e punëdhënësve dhe jo gjobitjen ndaj tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/punedhenesit-do-te-inspektohen-me-metoda-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala