Publikohet pamja e parë e iPhone 7

Autori:Zekirja Shabani

Vetëm dy muaj na ndajnë nga lansimi i iPhone 7 dhe 7 Plus, nëse raportet e kohëve të fundit janë të sakta.

Dhe pas shumë thashethemeve dhe fotografive të ndryshme se si mund të duket iPhone 7, tani është publikuar një fotografi e re e cila pretendon se shfaqë modelin e ri të Apple – i cili tashmë ka hyrë në prodhim.

Fotografia që pretendohet të jetë e iPhone 7 u publikua në Weibo përmes 9to5Mac nga një përdorues, transmeton Gazeta Express.

Celulari duket si një iPhone 6 ose 6S, por me kamerë shumë më të madhe, krahasuar me dy modelet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/publikohet-pamja-e-pare-e-iphone-7/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala