Publikohen pamje të reja të sulmit me gur të autobusit të kombëtares serbe (Video)

Qytetarët filmojnë momentin kur autobusi i kombëtares serbe goditet me gurë.
Në profilin “JETA OSH QEF” , në rrjetin social “Facebook” është publikuar një video tjetër, ku shihet momenti kur autobusi i kombëtares serbe është qëlluar me gurë, gjatë rrugës nga aeroporti i Rinasit drejt hotel “Sheraton”.
Në video dëgjohet zhurma e gurit në xhamin e autobusit dhe zërat e qytetarëve që thonë: “Ua i ranë, i ranë”.
Mbrëmjen e së mërkurës, policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili mësohet se është një minoren 14-vjeçar.