Publikohen fotot e para të autorëve të sulmeve në Stamboll (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Disa media kanë publikuar imazhe të dy personave që dyshohet se janë atentatorët e sulmit terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, ku 41 persona humbën jetën.

Tabloidi Dailymail ka shfaqur dy foto, ku shfaqet një person, i cili ecën i qetë në drejtim të terminalit, para fillimit të sulmit vrasës.

Në foto duket një i ri, i cili është veshur me një xhup, në mes të verës. Afër tij duket edhe një pilot, i cili ecën me valixhen e tij, por që duket se nuk dyshon tek sulmuesi.

Ndërkohë në një tjetër pamje duket një tjetër person, i veshur me të zeza dhe që mendohet se në dorë mban një armë.

Po ashtu mediat flasin edhe për një person tjetër, Ebu Bekir i cili konsiderohet si organizatori i sulmeve të ISIS në Turqi. Por a është ai organizatori i sulmeve të mbrëmjes së të martës në aeroportin Ataturk?! Kjo ende nuk është vërtetuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/publikohen-fotot-e-para-te-autoreve-te-sulmeve-ne-stamboll-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala