Publikohen foto të personit që sulmoi Lulzim Bashën (Foto)

Suel Liço, personi që qëlloi me një karrige në drejtim të kreut të opozitës në Ersekë, është një militant i Partisë Socialiste.
Këtë e tregojnë qartë fotot e mëposhtme.
Megjithatë policia thotë se ai nuk kishte për qëllim të sulmonte kreun e opozitës, Lulzim Basha, por një të afërmin e tij, që ishte në atë takim.
Policia shkon edhe më larg, kur thotë se ai ka probleme mendore.



