Publicisti gjerman 10 ditë në ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

 

ISIS është organizata më e rrezikshme në botë, të cilën historia moderne e ka parë deri më tani dhe është një fenomen i njëjtë me kancerin, ka thënë publicisti gjerman Jürgen Todenhefer.

Todenhefer, i cili ka kaluar 10 ditë me ISIS me të cilin edhe ka shkruar një libër , duke thënë se ai terrorizëm ka hapur bashkësinë ndërkombëtare si luftë kundër terrorizmit.

” Pasi i kam përjetuar këta njerëz, profesionalizmin e tyre, fantazmin e tyre, unë vetëm mund të bëj thirrje Qeverisë gjermane që të pajtohen për një zgjidhje politike në Siri dhe Irak, me moton: ‘Më shumë të drejta për sunitët’”, thotë ish politikani dhe menaxher në disa media libri I të cilit “INsajd IS-10 ditë me ISIS që do të del në botim sot.

Në një intervistë për Deutche Welle, ai thotë se pas sulmit ndaj SHBA më 11 shtator 2001, në shkretëtirat e Afganistanit kanë qenë afër 1 mijë terroristë, ndërkaq sot mund të thuhet se ka deri në 100 mijë.

“Ne e kemi formuar atë terrorizëm me strategjinë tonë të bombardimeve”, konstaton publicisti gjerman

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/publicisti-gjerman-10-dite-ne-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala