PTK

Profiti i PTK-së, si NP-ja me profitin më të madh në Kosovë, shënoi rënie për të tretin vit me radhë. Sipas raportit vjetor të PTK-së, bllokada e investimeve si pasojë e procesit të privatizimit dhe liberalizimi i teknologjive brezgjëra ka qenë një ndër shkaktarët kryesorë në përkeqësimin e performancës së PTK-së.
Përveç rënies në profitit, PTK shënoi rënie edhe sa i përket pjesëmarrjes në treg.
Në tregun e telefonisë mobile në tremujorin e parë të vitit 2014, duke marrë për bazë nivelin e të hyrave dhe numrin e përdoruesve, PTK ka pësuar rënie të pjesëmarrjes në treg prej rreth pesë pikë përqindje, respektivisht katër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. PTK ka shënuar trende negative edhe sa i përket numrit të përdoruesve të internetit. Në fund të vitit 2013, PTK zotëronte vetëm 21% të tregut ndërsa një vit më parë kishte rreth 25% të tij.
Në fund të vitit 2013, PTK ka vazhduar ta dominojë tregun sa i përket nivelit të të hyrave nga telefonia fikse, mirëpo duke marrë për bazë numrin e përdoruesve përqindja e pjesëmarrjes në treg ka pësuar rënie për katër pikë përqindje.
Shifrat tregojnë një trend më të theksuar negative sa i përket trendit të pjesëmarrjes në tregun e telefonisë mobile.