PTK largon nga puna Gazmend Isufin, i dyshuar për ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’

Autori:Gazeta Fjala

Gazmend Isufi punëtor në Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), është larguar përkohësisht nga puna në këtë institucion.

Largimi i tij vije për shkak të fillimit të një procedurë penale. Lajmin për largimin e Manaj është bërë i ditur nga PTK me anë të një komunikate për media.

“Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës Sh.A. ka marre vendim sot, më 13 nëntor 2015,  për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit Gazmend Isufi për shkak se jemi njoftuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës se ai është arrestuar dhe se ndaj tij ka filluar një procedurë penale”.

“Vendimi është marrë bazuar në Ligjin e Punës, Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe procedurave disiplinore të Postës së Kosovës Sh.A”, thuhet në komunikatë.

Isufi i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5mijë euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i Isufi, me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12 mijë e 700 euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ptk-largon-nga-puna-gazmend-isufin-i-dyshuar-per-marrje-ryshfeti-dhe-mashtrim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala