PTK dhe Fakulteti Teknik me memorandum bashkëpunimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Me moton “Po kthehen krejt”, Posta dhe Telekomi i Kosovës, synon që t’i integroj të gjitha kompanitë dhe institucionet me shërbime të PTK-së. Për këtë, kjo kompani, sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi edhe me Fakultetin Teknik të UP-së.

Kjo marrëveshje parasheh promovimin e produkteve të Vala-s nga ana e studentëve të këtij fakulteti në rrjetin social, për shndërrimin e këtij angazhimi me bursa tek studentët.

Dekani i Fakultetit Teknik, Enver Hamiti ka thënë se po mendojnë që të vazhdohet bashkëpunimi në fushën e ndarjes së bursave për studentët e këtij fakulteti, por jo vetëm për kërkesën e bursave por gjithsesi edhe për punë të tjera profesionale, pse jo edhe në organizmin e ngjarjeve shkencore të karakterit akademik.

Ndërsa, Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv i PTK-së tha se me të vërtet ky nënshkrim i memorandumit ndërmjet PTK-së dhe Fakultetit Teknik është mjaft i rëndësishëm dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet promovimi i produkteve të reja të VALA-së.

Sipas tij, qëllimi i memorandumit është promovimi i përbashkët i produktit “trip”, që në këtë rast kërkohet angazhim shumë i fuqishëm për të vizituar produktet e VALA-s më shpesh në rrjetin social “Facebook”, dhe faqen e tyre të ‘Tripit”.

Ndryshe, shuma e këtyre bursave do të varet prej angazhimeve dhe përkushtimit për sa i për arritjes së “likeve në facebook”. Në qoftë se do të ketë rreth 200 mijë ‘like’, do të ketë 30 bursa për studentët Fkultetit Teknik./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ptk-dhe-fakulteti-teknik-nenshkruajne-memorandum-bashkepunimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala