Pse u takuan Ilir Deda, Xhavit Haliti dhe Ismet Beqiri?

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda i cili së fundmi ka dalur haptazi kundër disa veprimeve të partisë së tij, është takuar sot shkurt me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti dhe me kryetarin e GP të LDK’së, Ismet Beqirin.

Deda për Gazetën Express ka thënë se takimi ka qenë “thjeshtë i rastësishëm” dhe se “ai ka ndodhur para se të niste takimi me raportuesin për Kosovën në Këshillin e Europës”.

“Pesë minuta para se me hy në takim raportuesi i Këshillit të Europës për Kosovën jemi ulur kemi qëndruar pak bashkë. Ka qenë një takim i thjeshtë para se të niste takimi me raportuesin e KE’së për Kosovën. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj”, ka thënë Deda për Gazetën Express.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-u-takuan-ilir-deda-xhavit-haliti-dhe-ismet-beqiri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala