Pse shiptarët e duan Amerikën ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjëja për tu mbajtur mend nga pritja madhështore që Shqiptarët i bënë George W. Bush ishte që dashuria e derdhur nuk ishte për edhe aq për Bush-in – edhe pse është i famshëm në Ballkanin e vogël – por ishte për vendin që ai përfaqësonte.

Çdo president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të pritej në atë mënyrë madhështore.
Ndryshe nga banorët e tjerë të Evropës së vjetër, Shqiptarët, të cilët janë të rinj në demokraci, besojnë se Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e madhe që besojnë në shpërndarjen e lirisë dhe demokracisë në botë. Shqiptarët besojnë se janë dëshmi e gjallë për këtë.

Afera e dashurisë në mes Shqipërisë dhe SHBA-së, nuk ka filluar brenda natës. Filloi kur presidenti Woodrow Wilson, pas Luftës së Parë Botërore, u ngrit për kombet fitimtare të Evropës dhe insistoi që Shqipëria, që përbënte njërën prej vendeve me njerëzit më t vjetër të Evropës, është një komb i vërtetë dhe se kufijtë e saj duhet të ruheshin.

Kthemi tek të ashtuquajturat Fuqi të Mëdha – Britania, Franca dhe Italia – dëshironin ta ndanin Shqipërinë mes fqinjëve të saj, si shpërblim për luftë dhe mposhtje të koalicionit Gjermano/Austrian.

Serbia ishte e planifikuar që të merrte një pjesë, Greqia paska, dhe Italia  një seksion bregdetar. Por, ishte ngritja e Wilson-it për Shqipërinë e vogël  të pambrojtur dhe të varfër, që u bë shkak për mos zhdukjen e saj. Dhe nuk është çudi që fëmijët e lindur pas vitit 1919 u quajtën Wilson.

Shqipëria u zhduk për një kohë kur Italia e pushtoi dhe e okupoi atë në vitin 1939. Pasi Italia u mposht nga kundërshtarët e saj dhe u braktis nga Lufta e Dytë Botërore në vitin 1943, Gjermanë shfrytëzuan rastin. Partizanët Komunist, me pak ndihmë nga Britanezët dhe Amerikanët, i larguan Gjermanët.

Por, nuk kishte për çfarë të gëzohej pasi që Enver Hoxha dhe Komunistët e morën atë. Hoxha udhëhoqi Shqipërinë me grusht të hekurt, duke ua shkelur lirinë, fenë dhe shpresën.

Hoxha vdiq në vitin 1985, bashkë me të ra dhe Komunizmi pas disa vitesh. Përsëri, Shqipëria ktheu sytë kah Shtetet e Bashkuara për udhëzim. Kur Sekretari i Shtetit James Baker i kushtoi një vizitë demokracisë së re në vitin 1991, turmat ishin më të mëdha dhe më entuziaste sesa turmat që e pritën Bush-in. Burra të gëzuar kërkuan që ta bartnin limuzinën e Barker-it deri në qendër të Tiranës.

Pastaj erdhi Slobodan Milosevic dhe pastrimi i tij etnik në Kosovë, në vitin 1999. Dhe qindra e mijëra Kosovar kaluan kufijtë për në Shqipëri, për të kërkuar ndihmë. Presidenti Bill Clinton zvarriti një Evropë të gatshme për ta pasuar atë dhe NATO-n e tij, për ta bombarduar Serbinë, që shkaktoi rënien e Serbisë. Përsëri, Shqiptarët mësuan se siguria e tyre nuk shtrihej në Evropë për në Shtetet e Bashkuara.

Kur, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright vizitoi Shqipërinë në vitin 1999, ajo u trajtua si një ‘rockstar’. E njëjta pritje iu bë Sekretarit të Shtetit Colin Powell në vitin 2003, kur ai shkoi në Tiranë për të dëshmuar nënshkrimin e Kartës së Adriatikut, dokument i cili i çon Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë në anëtarësim të NATO-s.

Shqipëria tregoi mirënjohjen e saj kur iu përgjigj thirrjes së Bush-it për të iu bashkuar koalicionit të gatshëm për të ndjekur Shtetet e Bashkuara në Irak. Shqipëria, pothuajse duke goditur me bërryla doli në vijë të frontit. Edhe pse kontributi i saj në fuqi ushtarake ishte i vogël – 120 ushtarë – shpirti ishte i madh. Fatos Tarifa, në atë kohë që ishte ambasadori Shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ishte cituar shumë kur tha: “Në qoftë se besoni në liri, ju besoni në luftën për të. Në qoftë se besoni në luftën për të, ju besoni në Shtetet e Bashkuara”.

Kjo paksa i përmbledh ndjenjat e Shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peter Lucas, ish-reporter politik nga Boston, është autori i “OSS-ja në Luftën e Dytë Botërore: Shqipëria.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-shiptaret-e-duan-ameriken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala