Pse po i mungon Pacollit Rugova?

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka nostalgji për kohën kur në mesin e liderëve kosovarë, ishte edhe Ibrahim Rugova.

Pacolli në profilin e tij në facebook, shkruan se Kosovës po i mungon mënyra se si Rugova i trajtonte rivalët politikë dhe se Lidhja e Demokratike e Kosovës që thirret në frymën rugoviane, s’kanë marrë asgjë prej cilësive të tij.

“Në këtë ditë të veçantë përkujtimi për Ibrahim Rugovën, veç përshëndetjeve për familjen e tij që më ka mirëpritur gjithmonë, doja të shtroja një pyetje: çfarë na mungon sot prej tij? Na mungon urtia strategjike, na mungon thjeshtësia me të cilën ai i zgjidhte problemet dhe toleranca ndaj rivalëve politikë. E tash ata që në qeverisje që i thonë vetes rugovistë, nuk kanë asgjë prej këtyre cilësive. E në këto kushtet e sodit, ato po na vyejnë shumë duke na thelluar dhimbjen për humbjen e tij”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-po-i-mungon-pacollit-rugova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala