Pse po heshtin deputetët e PDK-së që e kundërshtojnë Specialen?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke debatuar rreth krijimit të Gjykatës Speciale.
Të prerë kundër kësaj gjykate janë shprehur deputetët e tri partive opozitare të cilët kanë kërkuar nga deputetët t’i thonë ;JO’ kësaj gjykate, pasi sipas tyre, themelimi i saj ka për qëllim degradimin e luftës së UÇK-së.
Kundër kësaj gjykate me herët janë shprehur edhe disa deputetë të PDK-së, mirëpo asnjëri nga ta deri me tani nuk e ka thënë asnjë fjalë në seancë e Kuvendit ku po diskutohet për themelimin e Speciales, transmeton ORAinfo.
Mbetet të shihet nëse presioni i madh i krerëve të PDK-së ka ndikuar që këta deputetë të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Specialen.
Kujtojmë se kundër Speciales haptazi janë deklaruar, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, ndërsa kundër kësaj gjykate është raportuar se janë edhe Bekim Haxhiu, Azem Syla dhe Blerta Deliu-Kodra. /ORAinfo/