Pse nuk u arrestua Kurti?

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke u përgjigjur në pyetjen se pse dje nuk u arrestua Albin Kurti kur u paraqit në turmën e demonstruesve, Skënder Hyseni tha se është Polica ajo që vendos se kur duhet të kryhet një aksion policor për kapjen e njërit ose individit tjetër.

Ai shtoi se Policia kryen urdhrat e Prokurorit të shteti dhe jo urdhrat politikë, transmeton Koha.net.

“Unë nuk do të jap kurrë urdhra politikë”, tha ministri Hyseni.

Në pyetjen se si po futet gazi lotsjellës brenda në Kuvendin e Kosovës, Hyseni u përgjigj se është më mirë të shtrohet pyetja se pse po përdoret gazi lotsjellës në Kuvend.

Është vështirë të mbrohesh nga veprime individuale, shtoi Hyseni duke lavdëruar punën e Policisë së Kosovës në dhe përreth Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-nuk-u-arrestua-kurti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala