Pse nuk po i deporton Gjermania shqiptarët?

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas shpalljes si vend i sigurt origjine, Gjermania pritet të deportojë me shpejtësi shqiptarët që kanë kërkuar azil.

E gjithë procedura do shqyrtohet dhe do vuloset brenda ditës, madje duke marrë edhe mendimin e gjykatës.

Megjithatë prej dy ditësh, gazeta Bild po ngre një shqetësim: Pse nuk po deportohen dot azilkërkuesit e refuzuar?

Gazeta e quan një çmenduri burokratike.

Tjetër arsye është mungesa e personelit dhe ligjet e gabuara.

Gazeta sjell një shembull nga Saksonia.

Atje duhej të largoheshin menjëherë 4913 azilkërkues të refuzuar. Por në total janë larguar vetëm 812 persona.

Jo vetëm kaq, por 595 bileta fluturimi janë anuluar, pasi asnjë azilant nuk u shfaq në aeroport.

Kostoja: dhjetëra mijëra euro.

Saksonia nuk është i vetmi rast. Në total duhet të ishin larguar deri më 31 gusht plot 190 mijë azilkërkues, por janë larguar vetëm 8 mijë.

Shkak është bërë fakti se 138 mijë azilkërkues kanë statusin ‘duldung’, çka do të thotë janë ose të sëmurë, ose të paaftë për të udhëtuar.

Ndërkohë me ndryshimet e reja pritet që këto procedura të përshpejtohen.

Një zëdhënës i CDU deklaroi për Bild se deri në fund të vitit, gjërat do kenë ndryshur rrënjësisht. /mapo.al

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-nuk-po-i-deporton-gjermania-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala