Pse nuk e vizituan Srebrenicën liderët shqiptarë?

Autori:Avdyl Pajaziti

Në 20-vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga krerët e shtetit shqiptar.
Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk ka qenë i pranishëm në 20 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës. Ndërkaq, lidhur me këtë çështje Tirana zyrtare nuk ka bërë asnjë koment dhe ende nuk dihet nëse nuk ishin të ftuar, apo e kanë neglizhuar pjesëmarrjen.

Në anën tjetër, në Srebrenicë ishin të pranishëm kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe presidentët e shtetit të Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Vetëm Shqipëria ka munguar. I ftuar ishte edhe ish-presidenti amerikan Klinton.

Asnjë nga krerët e shtetit nuk ka thënë një fjalë për këtë përvjetor. Të enjten ish-kryeministri Sali Berisha ishte i vetmi që u kujtua për masakrën dhe i kërkoi parlamentit të mbante 1 minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës transmeton lapsi.

Ndërsa, Hashim Thaçit i është refuzuar ftesa, nga ana e Republikës Srpska, ndërsa Shqipëria qëndroi në heshtje. /Lapsi

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-nuk-e-vizituan-srebrenicen-lideret-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala