Pse në çdo prezantim të iPhone është ora 9:41?

Autori:Avdyl Pajaziti

Që prej vitit 2007, kur Steve Jobs prezantoi “iPhone”-n e parë e deri më sot, “Apple” ka hedhur në treg një shumëllojshmëri produktesh të tjera.

Do të duhej një sy i mprehtë që të kapte një detaj, që shumicës i ka shpëtuar. Në çdo reklamim të kompanisë amerikane, ora në pajisjet e saj “iPhone” shënon 09:41 dhe në ato “iPad” 09:42.

Rastësi apo bestytni e “Apple”? Portali i informacioneve nga bota e teknologjisë, “Quora” shpjegon se më 9 Janar të 2007-s, Steve Jobs kërkoi që të mbahej shënim ora e saktë e prezantimit të “iPhone” në ekranin gjigant pas krahëve të tij, e madje aparatura të sinkronizohej plotësisht me orën reale.

Ai u ngjit në skenën e konferencës “Macworld & Expo” në orën 09:00 dhe pasi foli për 40 minuta për produktin e ri, kërkoi që pamja t’i shfaqej në ekranin e madh. Ora ngriu në 09:41 dhe që prej 9 janarit e në vazhdim, \”Apple\” ruajti traditën, duke prezantuar produktet pasaardhëse përafërsisht në të njëjtën orë edhe pas ndarjes nga jeta të Steve Jobs.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-ne-cdo-prezantim-te-iphone-eshte-ora-941/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala