Pse Heshtin ish-komandantët e UÇK-së në Maqedoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Pse po hesht kryetari i SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu dhe komandantët e BDI-së për bashkëluftëtarët Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni po vazhdojnë të heshtin dhe që nga 9 maji, terrori në Kumanovë nuk kanë thënë asnjë fjalë për Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj si dy bashkëluftëtarë të mirënjohur që u vranë në rrethana të pasqaruara në përleshjen e armatosur në Kumanovë, informon INA.

Ish-komandant të UÇK-së në Kosovë kanë theksuar se kjo sjellje e tyre është qyqare dhe se ata nuk shprehin një shenjë mirënjohje dhe nderimi për dy heronjtë e UÇK-së që dhanë kontributin e çmuar për luftën e 2001 në Maqedoni, bashkë me Sami Ukshinin, komandant Sokolin, i paraburgosur si pjesë e grupit të Kumanovës.

“Ne jemi të habitur dhe shqetësuar se si atyre nuk u dëgjohet zëri. Disa prej tyre sot mbajnë kolltuqe pushteti dhe në profilet e tyre në facebook reklamohen me uniforma të UÇK-së. Le ta thonë një fjalë, mos të heshtin, apo i frikësohen Gruevskit dhe Mijallkovit. Nuk e kemi ditur se sa paskan qenë të frikësuar deri në palcë. Turp i qoftë”, thekson për INA, një ish-komandant i UÇK-së.

Zëri i shprehjes së ngushëllimeve dhe nderimit për dëshmorët nuk po dëgjohet as nga disa ish-komandant rebelë të BDI-së dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu.

Shumica e ish-luftëtarëve në rrjetet sociale kanë pyetur se çfarë bën Fazli Veliu dhe pse nuk reagon dhe shprehë nderime për dy komandantët e UÇK-së, që janë meritorët e luftës së 2001.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-heshtin-ish-komandantet-e-uck-se-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala