Pse duhet të mësohet ndërmarrësia në shkollë?

Përderisa sistemi përparon, sistemet tona mësimorë qëndrojnë të stagnuara. Si rezultat, nuk po i nxjerrin bërësit, krijuesit, dhe mendimtarët që bota ka nevojë. Sigurisht, disa prej shkollave private dhe publike janë duke u modernizuar, por shumica prej institucioneve nuk i mësojnë nxënësit mësimet bashkëkohore: ndërmarrësinë, jo vetëm për të filluar me biznes, por gjithashtu edhe të mendojnë me ambicie.
Autori Thomas Friedman, fitues i çmimit Pulitzer, ndër të tjera adovokon për inspirimin e të rinjve për krijimin e bizneseve të cilat do të siguronin punësim afatgjatë për qytetarët e vendit të tij. Sepse punët në të cilën gjenerata e 61 vjeçarit Friedman kanë punuar, nuk janë më në dispozicion, ai advokon që nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme të jenë të gatshëm të bëjnë inovacion – të zhvillojnë mendim kritik, aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi, të cilat do tu ndihmojnë atyre për ta zbuluar karrierën e tyre.
Edukimi ndërmarrës i ndihmon nxënësit në të gjitha aspektet socio-ekonomike sepse i mëson nxënësit të mendojnë jashtë ‘kutisë’ si dhe zbulon talente dhe i aftëson ata. Më tepër, krijon shanse, siguron drejtësinë sociale, shton sigurinë dhe stimulon ekonominë.