Pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e tij flet avokati

Autori:Gazeta Fjala

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka treguar në Frontal të T7 për vendimin që Skenderi të mos shkojë në varrimin e të birit, Albert Krasniqit.

Avokati tha se vendimin e kanë marrë bashkë me Skender Krasniqin, teksa një propozim të tillë ia ka bërë ai.

“Vendosëm së bashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim, unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’morri pjesë”, u shpreh avokati.

Ndërkaq Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vrasjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pse-babai-i-albert-krasniqit-nuk-mori-pjese-ne-varrimin-e-tij-flet-avokati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala